Libia, Franca: S’dimë asgjë për bisedimet

17/06/2011 14:00

Franca nuk ka marrë pjesë në kontaktet direkte të mbajtura në Paris mes
rebelëve të Libisë dhe përfaqësuesve të regjimit të Muammar Gaddafi-t.

“Nëse ka pasur kontakte direkte, ne jo vetëm që nuk kemi marrë pjesë në to, por as kemi qenë në dijeni”, ka deklaruar Bernard Valero, zëdhënës i qeverisë.

Lajmin për këtë kontakt e bëri të ditur dje i dërguari i Kremlinit për Libinë, Mikhail Marghelov, i cili nënvizoi se presidenti Nicolas Sarkozy ishte informuar për rezultatet e bisedimeve.

Libia vazhdon të ndodhet nën bombardimin e forcave të NATO-s. Palët e përfshira në konflikt shprehen të interesuara për një zgjidhje politike, por ajo duket ende larg.

I biri i Gaddafi-t, Saif al Islam, propozoi dje mbajtjen e zgjedhjeve në Libi, i bindur se ato do të tregonin mbështetjen që i ati ka nga populli libian.

Top Channel