Libia, Clinton: Dhunimi i grave, mjet lufte

17/06/2011 08:30

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka akuzuar trupat ushtarake të liderit libik Muammar Gaddafi, se dhunën kundër grave e kanë kthyer në mjet luftimi.

“Trupat e Gaddafi-t dhe grupe të tjera në rajon po përpiqen të krijojnë përcarje mes banorëve duke përdorur dhunën kundër grave si instrument lufte”, ka deklaruar Clinton.

Shefja e diplomacisë amerikane ka shtuar se, Shtetet e Bashkuara i dënojnë veprime të tilla në mënyrën më absolute.

Kohët e fundit zonja Clinton ka kërkuar nga vendet e Bashkimit Afrikan që të tërheqin mbështetjen e tyre ndaj regjimit të kolonelit.

“Tashmë është e qartë se koloneli nuk mund të qëndrojë më në pushtet”, ka deklaruar ajo disa ditë më parë në Adis Abeba.

Top Channel