Iran, mjekët e burgosur nderohen me cmim

17/06/2011 09:25

Dy doktorë iranianë, të burgosur nga regjimi pasi dyshoheshin se po komplotonin për të rrëzuar qeverinë, janë vlerësuar me cmimin global për shëndetësinë.

Kamiar dhe Arash Alaei u arrestuan në qershor të vitit 2008 dhe u akuzuan për komunikime me Shtetet e Bashkuara, për të rrëzuar pushtetin e presidentit Mahmoud Ahmadinejad.

Një nga dy vëllezërit, i liruar më herët gjatë vitit, pati mundësinë për të marrë cmimin në Uashington. Kamiar Alaeia, 37 vjec, tha se ai nuk është përfshirë kurrë në politikë.

Ai deklaroi për BBC se projekti që ata kishin nisur në një klinikë të vogël ishte aq e suksesshme sa u kopiua në mbarë vendin, si dhe në vendet fqinje si Afganistan dhe Taxhikistan.

Vëllezërit nisën trajtimin e pacientëve me HIV në fund të viteve ’90 dhe zhvilluan një program 3-nivelësh që përfshinte parandalimin, kujdesin dhe mbështetjen sociale.

Top Channel