Fox: Alarm për sulme në hotele

17/06/2011 21:15

Alarm për atentate në hotelet amerikane. Inteligjenca amerikane posedon informacione nga Somalia që tregojnë për një plan të Al Kaedës që parashikon një sulm kundër hoteleve londinezë, ndoshta Ritz, si ai në nëntor 2008 në Mumbai, në Indi.

Lajmin e ka bërë të ditur Fox News.

Sipas planit, disa terroristë do të zinin dhoma në katin e parë të hotelit që më pas t’i vinin zjarrin, duke bllokuar brenda klientët që gjenden në katet e mësipërm.

Top Channel