Siri, Assad do të lajmërojë reforma të reja

16/06/2011 16:00

Presidenti sirian Bashar al Assad do i drejtohet kombit gjatë orëve në vijim, lajmin e kanë konfirmuar përfaqësues të qeverisë së Damaskut duke folur në televizionin “Al Arabiya”.

“Sot ose ndoshta nesër presidenti do të lajmërojë për kombin një paketë të re reformash”, është shprehur përgjëgjësi i qeverisë.

Nga fillimi i protestave popullore anti-regjim në Siri, Assad i është drejtuar kombit dy herë: më 30 mars dhe më 16 prill.

Top Channel