Shtëpia e Bardhë, Al Zawahri nuk është në nivelin e Osamës

16/06/2011 16:55

Lideri i ri i Al Kaedës, Ayman al-Zawahri, nuk është në të njëjtin nivel të Osama bin Laden, i vrarë nga amerikanët muajin e shkuar.

Ai do të ketë një seri vështirësish të drejtojë rrjetin islamik të terrorit, “duke u kujdesur edhe për mbijetesën e vetë”.

Ky është pozicioni i Shtëpisë së Bardhë, i ilustruar për gazetarët nga një burim i nivelit të lartë që ka kërkuar të mos identifikohet.

Top Channel