Ndërhyrja në Libi, Kongresi padit Obamën

16/06/2011 01:15

Kongresi amerikan akuzon presidentin Barak Obama se ka shkelur ligjin me ndërhyrjen ushtarake në Libi.

Një grup bipartizan, i ngritur nga demokratët dhe republikanët paditi në një gjykatë federale kreun e Shtëpisë së Bardhë për shkelje të Rezolutës së Luftës e cila sipas tyre kërkon që presidenti të kërkojë autorizimin e Kongresit para se të ndërmarrë një veprim ushtarak.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë bëri publik një dokument, sipas të cilit janë respektuar të gjitha normat ligjore dhe se cdo vendim i presidentit Obama është ndërmarrë në përputhje me ligjin.

Top Channel