Marok, nesër fjalimi i mbretit për reformat

16/06/2011 17:35

Mbreti i Marokut, Mohammed VI do të mbajë nesër në mbrëmje një fjalim për kombin.

Edhe pse Ministria e Shtëpisë Mbretërore ka paraprirë temën, ishte e qartë se ajo do ishte për Kushtetutën e re.

Në ditët e shkuara mbretit i është dorëzuar projektligji i dokumentit të ri themeltar, për rishikimin e të cilit ka punuar komisioni i ndërtuar pas fjalimit të 9 marsit të shkuar, me të cilin monarku lajmëronte qëllimin e tij për të paraprirë një modifikimi të vetë Kushtetutës, duke u hapur ndaj reformave.

Top Channel