I biri i Gaddafi-t: Libia të mbajë zgjedhjet

16/06/2011 14:35

Saif Al Islam, më “diplomati” mes djemve të kolonelit Muammar Gaddafi,
ka propozuar zgjedhjet si mënyrën më të mirë për zgjidhjen e situatës ku
ndodhet Libia.

“Të mbahen zgjedhje, menjëherë dhe me mbikëqyrje ndërkombëtare. Kështu, gjithë bota do të shohë se sa popullor është Gaddafi”, ka deklaruar Al Islam.

Saif është shprehur i bindur se populli libian është në anën e të atit dhe se ai do t’i mundë rebelët në zgjedhje.

Mëngjesin e sotëm, avionët e NATO-s kryen gjashtë bombardime në kryeqytetin libian, Tripoli, në një zonë pranë kompleksit rezidencial të kolonelit Muammar Gaddafi.

Top Channel