SHBA, dy deputetë denoncojnë Obama-n

15/06/2011 18:25

Dy deputetë amerikanë, republikani Walter Jones dhe demokrati Dennis Kucinich, kanë njoftuar sot se kanë ndërmend të denoncojnë presidentin amerikan Barack Obama për ndërhyrjen në Libi.

Deputetët nuk kanë saktësuar me detaje se cilat do të jenë akuzat ndaj presidentit, por ka të ngjarë që denoncimi të ketë të bëjë me ligjin e vitit 1973, i quajtur “Rezoluta e Pushtetit Luftarak”.

Denoncimi vjen në një moment kur Shtetet e Bashkuara po rrisin presionet ndaj vendeve afrikane për të tërhequr mbështetjen e tyre ndaj liderit të Libisë, Muammar Gaddafi.

Ndërkohë, përshkallëzimi i situatës në Libi ka bërë që disa vende nga radhët e aleatëve, Britania dhe Franca, të vënë në dispozicion helikopterë luftarakë, pasi lufta ka nevojë të afrohet nga ajri me tokën.

Top Channel