Pakistan, dronët e CIA-s vrasin 16 vetë

15/06/2011 19:00

Avionët pa pilotë të CIA-s janë hedhur në aksion sot tre herë rresht në Pakistan, në territoret tribale dhe në veri e jug të Uaziristanit, duke lënë pas 16 të vdekur.

Lajmin e bën të ditur televizioni lokal, ndërkohë që burime nga shërbimet sekrete pakistaneze deklarojnë se viktimat janë anëtarë të një grupi rebelësh, që kryejnë sulme edhe në Afganistan.

Gjatë mbrëmjes, një dron i tretë ka sulmuar një automjet pranë Miranshahut, duke vrarë të paktën gjashtë persona, që dyshohet se janë militantë.

Ende nuk dihet nëse CIA ka informuar për këto sulme agjencinë pakistaneze të inteligjencës, me të cilën u acarua pas operacionit të panjoftuar për vrasjen e Osama bin Laden.

Top Channel