Irani lancon satelitin e dytë në orbitë

15/06/2011 21:05

Irani ka lancuar me sukses në hapësirë satelitin e tij të vëzhgimit, Rassad-1, i ndërtuar nga universiteti Malek Ashtar i Teheranit.

Sateliti është dërguar në orbitë, rreth 260 kilometra nga toka, me një reze-vektor të tipit “Safir”, ka njoftuar televizioni publik lokal.

Sateliti i parë iranian u lëshua në vitin 2009. Në shkurt, presidenti Ahmadinejad tha se objektiv ishte dërgimi i një njeriu në orbitë brenda vitit 2020.

Ende nuk dihet se cili do të jetë reagimi i ndërkombëtarëve, në vecanti i Shteteve të Bashkuara, që i shohin me dyshim projektet e Teheranit.

Top Channel