Bjellorusi, protestë kundër qeverisë

15/06/2011 21:55

Rreth 1 mijë persona kanë zbritur në sheshin e Minskut, në Bjellorusi, për të protestuar kundër politikave ekonomike të qeverisë.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë evropiane të shtypit, sipas të cilave protesta ka nisur pas një apeli të bërë përmes internetit nga opozita.

Por policia ka marrë nën kontroll Oktibraskaian, sheshi i ministrive, dhe demonstruesit janë kënaqur duke manifestuar vetëm në disa rrugë.

Megjithatë, sipas burimeve, manifestimi ka qenë i qetë dhe paqësor dhe agjentët nuk kanë ndërhyrë.

Në vend kriza ekonomike po përfshin të gjitha shtresat, me një inflacion me dy shifra dhe me një zhvlerësim të monedhës vendase, rubli, me 36 për qind.

Top Channel