Bërthamoret, Rusia-Iranit: Më transparencë

15/06/2011 17:40

Presidenti rus Dmitri Medvedev i ka kërkuar homologut të tij iranian Mahmud Ahmadinejad më shumë transparencë për programin bërthamor.

Gjithashtu, Medvedev ka kërkuar më shumë bashkëpunim me fuqitë e mëdha perëndimore, të cilat ushtrojnë presion ndaj Teheranit për të hequr dorë nga ky program.

Medvedev dhe Ahmadinejad janë takuar në kuadër të samitit të Organizatës së Shangait, që po zhvillohet në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana.

Perëndimi vazhdon t’i bëjë presion Iranit që të heqë dorë nga planet bërthamore, pasi druhet se po përgatit armë atomike.

Por protestat që kanë shpërthyer së fundmi në vendet e Afrikës së Veriut ka bërë që vëmendja të zhvendoset në cështje të tjera.

Top Channel