Afganistan, 5 raketa ndaj zv.presidentit

15/06/2011 16:20

Zëvendëspresidenti i dytë i Afganistanit, Muammad Karim Khalili i ka shpëtuar për mrekulli sot një atentati në provincën Maidan Uardak.

Ai ndodhej në zonë për të inauguruar ndërtimin e një qendre të re për stërvitjen e rekrutëve të policisë, kur papritur rebelët kanë qëlluar 5 raketa nga malet përreth.

Bashkë me Khalilin ka qenë i pranishëm ministri afgan i Brendshëm, Bismillah Muhammadi, i cili mësohet se i ka shpëtuar gjithashtu atentatit.

Autoritetet afgane theksojnë se nga sulmi nuk ka pasur të plagosur, por mediat lokale deklarojnë se disa funksionarë kanë marrë plagë të lehta.

Sulmi mund të jetë pjesë e programit “Ofensiva e pranverës”, e paralajmëruar pak kohë më parë nga guerrilasit talebanë.

Top Channel