Tunizi, më 20 qershor gjyqi ndaj Ben Ali

14/06/2011 02:20

Nis më 20 qershor në Tunizi procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit, të rrëzuar në fillim të këtij viti, Abidine Ben Ali.

Lajmi u njoftoi nga kryeministri vendas, Beji Ciad Essibsi për televizionin arab, Al Jazeera.

Mbi Ben Ali dhe bashkëpunëtorët e tij rëndojnë 90 akuza. Megjithatë duket se gjyqi do të zhvillohet në mungesë të ish-presidentit pasi ai ndodhet në Arabinë Saudite, bashkë me bashkëshorten e tij, Leila Trabelsi. Autoritetet saudite nuk i janë përgjigjur ende kërkesës së Tunizit për ekstradimin e tij.

Top Channel