Mullah Omar, kontakte sekrete me SHBA-të

14/06/2011 16:10

SHBA-të kanë vendosur kontakte sekrete me Mullah Omar, kreu i pakapshëm i talebanëve, për të negociuar fundin e konfliktit në Afganistan.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja pakistaneze “The Express Tribune”.

Sipas kësaj mediaje, Shtëpia e Bardhë ka përfituar nga shërbimet e Abdul Haqiq, i njohur edhe si Mohammed Hanif dhe ish zëdhënësi i talebanëve, për të arritur tek lideri legjendar shpirtëror.

Top Channel