Kinë, inflacioni në nivel rekord

14/06/2011 09:00

Inflacioni në Kinë ka arritur nivelin më të lartë në 34 muajt e fundit, pavarësisht tentativave të qeverisë për të frenuar rritjen e cmimeve.

Cmimet për konsumatorët në Kinë u rritën me 5.5 për qind në muajin maj, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Sipas Byrosë Kombëtare të Statistikave, cmimet e ushqimeve kanë qenë faktori kryesor në këtë proces, pasi kanë pësuar një rritje të frikshme prej 11.7 për qind.

Rritja e kostos së ushqimit dhe shërbimeve të ndryshme kanë nxitur rritjen e kostos së jetesës, duke u kthyer në cështjen më “të nxehtë” politike në Kinë.

Analistët kishin paralajmëruar se cmimet do të rriteshin edhe më tej. “Për momentin duket e sigurt se inflacioni këtë muaj do të arrijë në 6 për qind”, deklaron Xu Biao, nga Banka Tregtare e Kinës.

Top Channel