Deti i Jugut, Kina: Nuk do përdorim forcën

14/06/2011 12:45

Kina ka deklaruar se nuk do të përdorë forcën për të zgjidhur përplasjen
me fqinjët e saj për ujërat territoriale në Detin Jugor.

Vende të shumta aziatike pretendojnë sovranitetin në detin në fjalë, i cili përfshin rrugë të rëndësishme lundrimi dhe mund të mbajë rezerva nafte dhe gazi.

“Ne nuk do të përdorim opsionin e forcës, ose të kërcënimit me anë të forcës”, ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Hong Lei.

Ai është shprehur se, Pekini dënon cdo aksion që do të acaronte situatën dhe u ka bërë thirrje palëve të përfshira që të bëjnë më shumë për paqen dhe stabilitetin e rajonit.

Por ditën e hënë, Vietnami zhvilloi një seri gërmimesh, pas disa javësh tensioni të lartë me Kinën. Vietnami ka shpallur gjithashtu një dekret që përcaktohet se kush do të përjashtohet nga shërbimi ushtarak në kohë lufte.

Top Channel