Zelandë e Re, seri tërmetesh në qytetin Christchuch

13/06/2011 12:45

Një seri tërmetesh kanë goditur qytetin e Christchuch-it në Zelandën e
Re, 4 muaj pas lëkundjeve të frikshme të tokës që morën 181 jetë
njerëzish.

Epiqendra e te parit prej tyre me magnitude 5,2 balle te shkalles Rihter, ishte nje plazh 9 kilometra larg sheshit qendror te qytetit. 20 minuta me vone, nje tjeter termet kete here me i fuqishem, i magnitudes 6 balle, shkaterroi te pakten nje ndertese e plagosi disa banore. Gure te medhenj raportohet te jene rrokullisur nga shpatet e kodrave perreth. Termetet cuan ne evakuimin e menjehershem te qendrave tregtare, zyrave dhe aerportit te Christchurch-it.

Nje jave me pare, dy lekundje te tokes rriten nervozizmin mes banoreve. Termeti i muajit shkurt qe shkaktoi dhjetera te vdekur e rrafshoi qindra ndertesa, ishte 6,3 balle, dhe shume prane siperfaqes. Shqetesimet me te medha kete here ishin per katedralen gjysme te rrenuar te Christchurch-it. por fatmiresisht, zona perreth saj eshte zbrazur nga njerezit ne kohe. Rreth 10.000 shtepi dhe 1.000 ndertesa tregtare duhet te shemben nga autoritetet per shkak te demtimit te madh nga termeti i shkurtit, qe i ben ato te pabanueshme. Kostot e rindertimit dhe rimekembjes llogariten ne te pakten 11 miliarde dollare.  

Top Channel