Spanjë, hakersat sulmojnë faqen e policisë

13/06/2011 16:40

Faqja e internetit e policisë spanjolle doli përkohësisht jashtë funksionit për shkak të një sulmi të disa piratëve informatikë, anëtarë të fraksionit Anonymous.

Sulmi në fjalë u krye në shenjë hakmarrjeje ndaj arrestimit të tre shtetasve spanjollë, që sipas policisë janë anëtarë kyc të grupit të hakersave.

Piratët arritën të mbanin offline për disa orë faqen www.policia.es, gjatë ditës së djeshme.

Autoritetet spanjolle nuk konfirmuan lajmin se grupi Anonymous fshihej pas sulmit, duke deklaruar vetëm se faqja e internetit kishte rënë.

Por në një deklaratë të publikuar në një ueb sajt të lidhur me Anonymous, merrej përsipër përgjegjësia e sulmit informatik.

Top Channel