Liban, lind qeveria e tranzicionit

13/06/2011 20:40

Pas pothuajse pesë muajsh negociata komplekse, kryeministri libanez në detyrë Najib Miqati ka njoftuar listën e anëtarëve të qeverisë së tij, e njohur ndryshe si “Hezbollahu i tranzicionit”.

Ekzekutivi në fjalë përbëhet nga 30 ministra, 19 prej të cilëve janë anëtarë të Partisë së Zotit dhe aleatëve të saj.

11 të tjerët janë aleatë të presidentit libanez Michel Suleiman, ose të kryeministrit, dhe vlerësohen si “të pavarur”.

Koalicioni i udhëheqeur nga kryeministri në ikje Saad Hariri, fitues në zgjedhjet e vitit 2009, ka refuzuar të bëjë pjesë në ekzekutivin e ri dhe do të kalojë në opozitë.

Por Miqati, një miliarder sunit dhe manjat i telekomunikacionit, pasi i paraqiti listën e ministrave të tij presidentit Suleiman, ka deklaruar se, “ajo do të jetë qeveria e të gjithë libanezëve”.

Kandidatura e Miqati në krye të qeverisë ishte bërë nga koalicioni i udhëhequr nga Hezbollah, që në janar kishte tërhequr ministrat e saj nga qeveria e unitetit kombëtar, duke shkaktuar kolapsin politik.

Top Channel