Alarmet e rreme për bomba, grupi ekstremist rus dyshohet pas kërcënimeve në mbi 27 fluturime në Europë
Kryeministri italian Silvio Berlusconi ka pranuar se italianët kanë votuar kundër energjisë bërthamore në referendum.
Me rezultatin e mjaftueshëm mbi 50 për qind kundër, Berlusconi tha se, Italia duhet t’i thotë lamtumirë energjisë bërthamore dhe të shohë drejt asaj të rinovueshme.
Kryeministri italian kishte në plan të riaktivizonte centralet atomike të fikur në vitin 1980 dhe kishte bërë thirrje për bojkotimin e referendumit, ku u votua për katër cështje.
Sipas shifrave të dhëna nga Ministria e Brendshme, rezultati është 57 për qind, që tregon se apeli i zotit Berlusconi është refuzuar.
Edhe rezultatet e mëparshme tregonin se elektorati kishte votuar në masë të madhe për anulimin e ligjeve të propozuara nga kryeministri.
Top Channel