Irak, kamikazi shkakton 5 viktima

13/06/2011 08:35

Një kamikaz ka shpërthyer brenda një makine duke shkaktuar 5 viktima në një kazermë policie në Basora.

15 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga ky sulm.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime policore.

Atentatori kërkonte të fuste makinën e mbushur me eksplozivë në rajonin e policisë, por kur agjentët e kanë ndaluar ai është hedhur në erë.

Top Channel