Gjermania njeh rebelët e Libisë

13/06/2011 16:25

Gjermania ka njohur rebelët e Libisë si “përfaqësuesit legjitim” të popullit libian.

“Ne duam një Libi të lirë, që jeton në paqe dhe demokraci pa Muammar Gaddafi-n”, ka deklaruar ministri i Jashtëm Guido Westerwelle, nga bastioni i rebelëve në Bengazi.

Vendimi i Gjermanisë vjen pasi shumë shtete, që në fillim të konfliktit, njohën Këshillin Kombëtar të Tranzicionit.

Gjermania u vu në qendër të kritikave për refuzimin e saj për të mbështetur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që autorizonte ndërhyrjen e NATO-s.

KKT u krijua nga forcat që nisën revoltat popullore kundër regjimit të kolonelit Muammar Gaddafi më 16 shkurt.

Pas muajsh të tërë konflikti të përgjakshëm, Gaddafi vazhdon të mbajë nën kontroll Tripolin, ndërkohë që rebelët kontrollojnë Bengazin dhe pjesët lindore.

Top Channel