Azi, marina USA ndalon anijen koreane

13/06/2011 16:00

Marina ushtarake amerikane ka lokalizuar një anije mallrash koreano-veriore që dyshohej se transportonte pjesë raketash ose armë drejt Birmanisë.

Sipas “New York Times”, ngjarja ka ndodhur në ujërat në jug të Shangait më 26 maj dhe ka bërë që në lojë të hyjë anija luftarake “McCampbell”.

Sipas “NYT”, kjo e fundit bllokoi anijen “M/V Light”, e cila po lundronte e pajisur me një flamur të Belizes.

Kërkesës për të pranuar një inspektim anija koreane i është përgjigjur katër herë “jo”, duke zgjedhur që të rikthehet në vendin e nisjes.

Top Channel