Sulm kibernetik ndaj FMN-së

12/06/2011 17:30

Skandali seksual që përfshiu lidershipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar duket se ka qenë hiçgjë para një skandali tjetër që është mbajtur i fshehur deri më tani.

FMN ka bërë të ditur se pak muaj më parë ishte bërë objekt i një sulmi kibernetik i cili kishte qenë një ndërhyrje e rëndë në sistemet e Fondit me qëllim instalimin e një softueri për marrjen e të dhënave të rezervuara.

FMN, që mban të dhëna të rëndëshme për ekonomitë e shumë vendeve, thotë se operacionet e saj kishin qenë plotësisht funksionale.

Sulmi ka ndodhur para se ish-kreu, Domenique Strauss-Kahn të arrestohej në Nju Jork nën akuzat për ngacmim seksual.

“Mund të konfirmoj se në po hetojmë për incidentin në fjalë”, tha zëdhënësi i Fondit.

Një zyrtar i sigurisë kompjuterike pranë FMN-së, që preferoi të mbetet anonim, tha se pas sulmit të hacker-ave qendronte edhe një qeveri.

Top Channel