Përmbytje të mëdha në Rumani

12/06/2011 17:45

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë qendrën e Rumanise duke shkaktuar përmbytje të mëdha.

Qindra shtëpi janë nën ujë ndërsa vetë banorët po lufojnë me ujin duke vendosur prita.

Mbi 250 banorë janë kërcënuar seriozisht për jetën, teksa vërshimet e ujit kanë marrë me vete edhe banesat e tyre.

Gjendja e emergjencës është vendosur në një zonë të gjërë, ndërsa pritet që reshjet të vijojnë edhe në ditët në vazhdim.

Dëmet e shkaktuara nga përmbyjtet godasin ekonominë rumune, ekonomia me e dobët e BE-së, e cila po përpiqet të lërë pas recesionin e thellë që e kaploi pas krizës globale financiare.

Top Channel