Pakistan, 34 viktima nga 2 atentate

12/06/2011 08:00

Dy shpërthime njëri pas tjetrit kanë tronditur një supermarket të Peshavarit, në Pakistan, duke shkaktuar 34 viktima dhe 98 persona të tjerë të plagosur.

Burime spitalore theksojnë se 21 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

Gjithashtu, ekziston mundësia që shumë persona të tjerë të kenë mbetur nën rrënojat e godinës së shkatërruar.

 

Top Channel