Kili, vullkani bllokon fluturimet në Australi

12/06/2011 10:10

Hiri i vullkani kilian ka kaluar Oqeanin Paqësor dhe kompania australiane e fluturimeve Qantas ka bllokuar 22 fluturime nga dhe drejt ishullit të Tazmanisë dhe Zelandës së Re.

Një zëdhënës i kompanisë ka thënë për BBC-në se “është shumë e rrezikshme të fluturosh mes për mes resë së hirit që gjendet në oqean sepse mund të dëmtohet motorri i avionit”.

Vullkani Puyehue-Cordon-Caulle ka shkaktuar shqetësime jo vetëm në Kili, por edhe në Argjentinë dhe Uruguaj.

 

Top Channel