Gjermani, 2 viktima të tjera nga bakteri vrasës

12/06/2011 19:00

Varianti vdekjeprurës i bakterit E.Coli vazhdon të marrë jetë njerëzish në Gjermani.

Dy persona të tjerë humbën jetën duke e cuar numrin total të të vdekurve si pasojë e infektimit nga ky bakter në 35, 34 nga të cilët në Gjermani dhe 1 në Suedi.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se ka arritur në 3255 numri i personave të infektuar nga ky bakter në 16 shtete të ndryshme në gjithë SHBA dhe Europë.

Top Channel