Vritet lideri i Al Kaedës për Afrikën Lindore

11/06/2011 17:45

Kreu i Al Kaedës për Afrikën Lindore, Fazul Abdullah Muhammad, është vrarë nga forcat somaleze. Fazul ishte ndër terroristët më të kërkuar nga agjencitë ndërkombëtare të inteligjencës.

Për kokën e tij ishte vendosur një shumë prej 5 milionë dollarësh për rolin që kishte në atentatet kundër ambasadave amerikane në Dar es Salaam, në Tanzani, dhe Nairobi, në Kenia, më 7 gusht 1998 kur dy mjete të mbushura me eksplozivë vranë 224 persona dhe plagosën më shumë se 5 mijë të tjerë.

Fazul Abdullah Mohammed, i lindur në vitet 1972-1974, sipas profilit të publikuar nga FBI, fliste pesë gjuhë dhe konsiderohej si një ekspert në informatikë.

Top Channel