Somali, ministri vritet nga mbesa e tij

11/06/2011 13:00

Ministri i Brendshëm i Somalisë, Abdi Shakur Sheikh Hassan, ka mbetur i
vrarë në një atentat vetëvrasës të kryer në shtëpinë e tij në Mogadishu.

Por e vecanta e ngjarjes është se kamikazi që kreu sulmin ishte mbesa e tij adoleshente, e cila ishte bashkuar pak kohë më parë me me grupin ekstremist islamik Al Shabab.

Grupi në fjalë ka marrë përsipër autorësinë e atentatit, duke paralajmëruar se sulmet e tij do të vazhdojnë.

Ndërkohë, dy persona të tjerë thuhet se janë vrarë në Mogadishu gjatë protestave kundër një marrëveshjeje për zgjatjen e mandatit të presidentit dhe Parlamentit.

Në bazë të marrëveshjes në fjalë, e nënshkruar edhe në Uganda, mandatet e presidentit dhe Parlamentit zgjaten deri në qershor të vitit 2012, ndërkohë që kryeministri del jashtë loje.

Top Channel