Populli meksikan: Fund luftës së drogës

11/06/2011 09:15

Disa qindra meksikanë që po marrin pjesë në “karvanin e paqes” për të protestuar kundër dhunës së luftës së drogës, kanë mbërritur në Siudad Huarez të Meksikës.

Udhëtimi që ka zgjatur plot një javë është udhëhequr nga poeti Javier Sicilia, djemtë e të cilit janë vrarë nga vrasës të karteleve të drogës në mars.

Sicilia ka kërkuar që ushtria meksikane të tërhiqet nga rrugët dhe që të bëhet më shumë në procedimin penal të anëtarëve të karteleve dhe sekuestrimin e aseteve të tyre.

Por presidenti i Meksikës, Felipe Calderon ka deklaruar disa herë se tërheqja e ushtrisë nga zonat e nxehta nuk është një opsion.

Rreth 35 mijë persona janë vrarë në luftën e drogës që kur Calderon vendosi ushtrinë në vijën e parë kundër karteleve në vitin 2006.

Siudad Huarez, në kufi me Shtetet e Bashkuara, është bërë qendra e luftës mes klaneve të drogës në Meksikë, që kalojnë kokainën drejt Amerikës dhe Evropës.

Top Channel