Libi, avancojnë trupat e Gheddafi

11/06/2011 17:20

Ofensivë e rëndë e forcave besnike të kolonelit Muammar Gheddafi në Zintan, në veri-perëndim të Libisë, dhe në Zawiya, 40 kilometra në perëndim të Tripolit.

Lajmin e kanë bërë të ditur kryengritësit.

Trupat kanë bombarduar Zintan duke hedhur më shumë se 40 raketa Grad.

Për momentin nuk është i qartë numri i viktimave, edhe pse sipas disa burimeve mund të jenë më shumë se 20 të vdekur.

Top Channel