Itali, zhduket një vajzë 7-vjecare

11/06/2011 11:45

Një vajzë 7-vjecare është zhdukur në Itali, ndërsa në polici një person
thotë se e ka hedhur në kanal. Ngjara e rëndë ka ndodhur në Casertano,
ndërsa vajza është fëmijë e një nëne me origjinë ganeze.

Personi i dyshuar si përgjegjës është po ashtu një burrë me origjinë ganeze.Nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa policia mendon se ai ka probleme mendore.

Ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjen e 7-vjecares.

Top Channel