Ukraina “fiton epërsi” në luftën me Rusinë/ Axios: Mund të sulmojë kudo dhe kurdo që të dëshirojë, madje edhe në Moskë ose Shën Petersburg
Pas zbulimit të prejardhjes së variantit vrasës së bakterit, E.coli nga autoritetet gjermane, Rusia vendosi heqjen e bllokadës mbi perimet e importuara nga vendet e Bashkimit Europian.
Autoritetet ruse vendosën bllokadën pas njoftimit fillestar të autoriteteve gjermane se prejardhja e E.coli ishte prej trangujve spanjollë. Ky pretendim shkaktoi miliona euro dëme fermerëve, aq sa BE vendosi të japë një ndihmë prej 150 mln euro për fermerët e dëmtuar.
Pas studimeve më të hollësishme dhe pas humbjes së jetës së 29 personave autoritetet shëndetësore gjermane arritën në përfundimin se prejardhja e E.coli ishte nga filizat e sojës.
Pak orë pas këtij rezultati, autoritetet ruse, një ndër importuesit më të mëdhënj të perimeve nga BE, vendosën heqjen e bllokadës për produktet e Unionit, por kundrejt një garancie të marrë.
Top Channel