Zgjedhjet në SHBA, braktiset kandidati republikan

10/06/2011 02:05

Ka marrë një goditje të fortë udhëtimi i kandidaturës së Newt Gingrich për garën për president të Shteteve të Bashkuara.

Republikani ultra-konservator është braktisur nga i gjithë stafi i tij për mospërputhje idesh. Përgjegjësi i fushatës, Rob Johnson, këshilltarët, Sam Dawson dhe Dave Carney dhe zëdhënësi Rickt Tyler janë mes emrave që kanë braktisur Gingrich.

Newt Gingrich, ish-kreu i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan, shpalli synimin e tij pak muaj më parë të qenë ai i përzgjedhuri i republikanëve që do të sfidojë Obamën në zgjedhjet e 2012.

Gjithesei, Gingrich do të vijojë fushatën brenda Partisë Republikane për të marrë mbështetjen e nevojshme, megjithëse përballë do të ketë kandidatë të fortë, si ish-guvernatori i Masacusets.

Top Channel