Siri, tjetër torturë ndaj minorenëve

10/06/2011 01:55

Televizionet arabe transmetuan një tjetër filmim ku tregohej dhuna çnjerëzore ndaj një minoreni në Siri.

Al Jazeera shfaqi pamjet ku tregohej trupi i pajetë i një 15 vjecari, ku vëreheshin shenjat e dhunës barbare në trup. Dhjetra plumba, pa një sy, fraktura në këmbë e në qafë, këto ishin pamjet e trupit të pajetë të 15 vjecarit.

Trupi i pajetë i Thamer al Sahri u mor para pak ditëve nga familja e tij. Ai u arrestua në muajin prill për pjesëmarrje në protestat pro demokracisë.

Ky është rasti i dytë i zbardhur nga mediat i dhunës ndaj minorenëve në Siri. Në rastin e parë u shfaqën pamjet e trupit të pajetë të një 13 vjecari, edhe ai i mbetur viktimë e torturave të autoriteteve siriane. Për rastin në fjalë, presidenti Basha al Asad premtoi nisjen e hetimeve.

Top Channel