Libi, mediat: Rrëzohet helikopteri i NATO-s

10/06/2011 15:15

Forcat e armatosura libiane kanë rrëzuar një helikopter të NATO-s në brigjet e qytetit bregdetar Zintan.

Lajmin e ka bërë të ditur shteti libian.

Televizioni shtetëror ka cituar një zëdhënës ushtarak, sipas të cilit, bëhet fjalë për mjetin e tretë të Aleancës Atlantike që është rrëzuar që prej marsit.

Ende nuk ka konfirmime nga burime të pavarura për ngjarjen.

Top Channel