Libi, 17 të vdekur në Misurata

10/06/2011 16:50

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën pas bombardimit të artilerisë së forcave të Muammar Gheddafi dhe luftimeve që po vijojnë në Misurata, qyteti i Tripolitanias në duart e rebelëve libianë.

60 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

“Bëhet fjalë për bilancin më të rëndë të muajit të fundit”, pohon një mjek i spitalit të Hekma të Misuratas.

Sipas dëshmitarëve, forcat besnike të mbretit kanë tentuar sot të thyejnë rrethimin e qytetit në perëndim dhe jug.

Top Channel