Francë, 57% e francezëve: Sarkozy do rizgjidhet

10/06/2011 17:10

Pjesa më e madhe e francezëve parashikon një fitore të dytë të presidentit aktual Nicolas Sarkozy në 2012-n.

Përfundimin e ka nxjerrë një sondazh i realizuar nga instituti “Harris Interactive” për të përjavshmen “Marianne”.

Në veçanti, sipas studimit, 57% e francezëve mendon se Sarkozy do të rizgjidhet.

Megjithatë, mazhoranca e të pyeturve, rreth 70%, shpreson në një humbje të kreut të Elizeut.

Top Channel