Erdogan “garant” i Gedafit

10/06/2011 22:25

Turqia është vendi i radhës që i ofron garanci për të ardhmen e tij liderit libian, Muamar Gedafi, por vetëm nëse ky i fundit vendos të heqë dorë nga pushteti dhe të lërë Libinë.

Propozimi i është dërguar kolonelit nga vetë kryeministri turk, Recep Taip Erdogan. Vetë kryeministri turk deklaroi ditën e sotme se propozimi është ende i vlefshëm, megjithatë, shtoi ai, Gedafi nuk ka kthyer përgjigje.

Nuk është e qartë nëse Erdogan i ka ofruar Gedafit strehim në Turqi dhe mbrojtje nga hetimet ndërkombëtare, kur dihet që Gjykata e Hagës e kërkon për krime lufte, akuzë të cilës iu shtua edhe ajo e “përdhunimit në masë”.

Top Channel