E.Coli, hipotezë e re për burimin

10/06/2011 11:30

Të dhëna të reja të zbuluara në Gjermani sugjerojnë fuqishëm se filizat e lakrës kanë qenë burimi i bakterit vdekjeprurës E.Coli.

“Personat që i kanë ngrënë lakrat (e kuqe) kanë qenë 9 herë më të rrezikuar për të pasur diarre me gjak sesa ata që nuk i kanë ngrënë”, ka deklaruar Reinhard Burger, drejtor i qendrës për kontrollin e sëmundjeve në Gjermani.

Pavaresisht kembenguljes se autoriteteve gjermane se piku i epidemise kaloi, bilanci i vdekjeve nga E.Coli entero-hemoragjik eshte renduar akoma me shume. Tre të vdekur të tjerë, mes tyre nje vajze 20 vjecare, e kanë çuar ne 30 numrin e viktimave nga bakteria i rrezikshem.

E.Coli ka gjeneruar gjithashtu një krizë për vendet e BE që prodhojnë ushqime vegjetale, në vecanti tek Spanja, trangulli i të cilës u fajësua gabimisht si burimi i kontaminimit.

Top Channel