“Luftë” në Meksikë, 86 viktima në pak orë

10/06/2011 01:30

86 viktima u regjistruan brenda pak orëve si pasojë e luftës mes klaneve të drogës dhe autoriteteve në veri të Meksikës.

Pjesa më e madhe e viktimave u regjistruan në qytetin Morelia, në shtetin e Michoacan ku trupat e pajetë gjendeshin në rrugët periferike të qytetit.

Media lokale thotë se e mërkura ishte dita më e përgjakshme në vend, që nga koha e ardhjes në pushtet të presidentit Felipe Calderon, i cili në atë kohë kërkoi ndihmën e ushtrisë për të luftuar kartelet e drogës në veri të vendit.

Top Channel