“Huffington Post” përpara “New York Times”

10/06/2011 18:10

Kalimi është historik dhe është demonstrimi i radhës që informacioni dixhital sjell në sytë e lexuesve më shumë besueshmëri.

“Huffington Post”, blogu popullor i themeluar 5 vjet më parë nga Arianna Huffington, ka kaluar, në terma përdoruesish unikë, faqen e “New York Times”, e përditshmja popullore amerikane dhe ndoshta e botës.

Shifrat e bëra publike nga shoqëria e analizave “ComScore”, flasin qartë: blogu muajin e shkuar ka pasur 35,5 milionë përdorues unikë ndaj 33,59 milionë që kanë vizituar faqen e të përditshmes amerikane.

Top Channel