Siri, rritet eksodi drejt Turqisë

09/06/2011 17:00

Rritet numri i sirianëve që po arratisen drejt kufirit për në Turqi, në prag të një ofensive të ushtrisë në qytetin verior Xhisr al Shugur.

Rreth 1 mijë sirianë kanë kaluar kufirin gjatë natës, ka bërë të ditur një zyrtar turk, sipas të cilit numri total i refugjatëve sirianë ka arritur në 1600.

Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut i ka bërë thirrje qeverisë së Damaskut të mos përdorë “comanget” ndaj popullit të saj.

Apeli ka ardhur në një moment kur Britania dhe Franca i kanë propozuar OKB-së miratimin e një rezolute që dënon shtypjen e protestave nga regjimi sirian.

Projekt/rezoluta nuk autorizon ndërmarrjen e aksioneve konkrete, por edhe kështu ende nuk është e qartë se kur ajo do të mund të votohet.

Rusia dhe Kina kanë deklaruar se e kundërshtojnë fuqishëm projekt/rezolutën, pasi sipas tyre Siria duhet t’i zgjidhë konfliktet e brendshme pa ndërhyrje nga jashtë.

Top Channel