SHBA: Të shtohet presioni ndaj Gaddafi-t

09/06/2011 16:25

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i ka bërë thirrje një grupi vendesh perëndimore dhe arabe që të shtojnë presionin për largimin e liderit libian Muammar Gaddafi.

“Koha është në favorin tonë. Gaddafi i ka ditët e numëruara”, ka deklaruar Clinton në një takim të Grupit të Kontaktit për Libinë.

Takimi që po mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe pritet të nënshkruajë plane për të mbështetur dhe financuar rebelët libianë.

Ndërkohë, Tripoli zyrtar ka hedhur poshtë akuzat për krime lufte të bëra në Këshillin e OKB për të Drejtat e Njeriut, në Gjenevë.

Zyrtarë të lartë nga Grupi i Kontaktit, ku bëjnë pjesë SHBA, Britania, Franca, Arabia, Jordania, Kuvajti dhe Katari, janë mbledhur në Abu Dhabi për të përgatitur një plan për periudhën post-Gaddafi në Libi.

Top Channel