Paqe në Arabinë Saudite

09/06/2011 14:20

Në Arabinë Saudite, fondet mbreterore po e blejne paqen, të pakten per tani.

Ne nje kohe kur dominoja e rebelimeve perfshiu njera pas tjetres vendet e botes arabe, i vetmi komb i kursyer nga trazirat e medha, ishte njekohesisht edhe ai me i pasuri. Qetesia qe mbizoteron ne Arabine Saudite i detyrohet gjeresisht arave te hedhura per kete qellim. Mbreteria po shpenzon 130 miliarde dollare per te rritur rrogat, per ndertimin e banesave te reja dhe eshte duke pompuar te holla edhe ne organizmat me karakter fetar, ndermjet shume shpenzimeve te tjera qe kane arritur te neutralizojne me sukses kundershtite e opozites.

Mbreti Abdullah vendosi ta perqafoje kete lloj strategjie pas revolucioneve ne Tunizi dhe Egjipt, qe cuan ne permbysjen e lidereve te te dy vendeve. Rezervat e bollshme te monarkut, te shtuara edhe nga fitimet 214 miliarde dollareshe prej naftes vitin e kaluar, e kane shpetuar familjen mbreterore saudite nga kerkesat per ndryshim, edhe pse pakenaqesia ndaj saj nuk mungon.

Arabia Saudite, aleate e ngushte e Shteteve te Bashkuara, eshte mundur me te gjitha menyrat dinamikes rajonale te vene ne levizje nga pranvera arabe. Vete Washingtoni, qe i ka nxitur kombet e tjera arabe te perqafojne ndryshimet demokratike, ne rastin e Riadit, ka preferuar te heshte.

Top Channel