Panetta: Cyber-lufta, Pearl Harbor-i i ri

09/06/2011 18:15

“Pearl Harbor-i i ardhshëm me të cilin mund të përballen Shtetet e Bashkuara mund të jetë një sulm informatik”.

Deklarata është bërë nga drejtori në ikje i CIA-s, Leon Panetta, në një fjalim të mbajtur në Capitol Hill.

Paneta e ka vënë theksin në vecanti tek sulmet në distancë ndaj rrjetit elektrik kombëtar, infrastrukturave dhe rrjeteve amerikane të transportit.

Së shpejti Panetta do të nisë detyrën e re, atë të drejtimit të Pentagonit, ndërkohë që Agjencia Qendrore e Inteligjencës do të kalojë nën komandën e gjeneralit David Petraeus.

Top Channel